Flash News

KRYESORE

Kriza politike, Ruçi pret zyrtarin e lartë të DASH: Reforma zgjedhore brenda vitit, qeveria të shtrijë dorën për opozitën

Kriza politike, Ruçi pret zyrtarin e lartë të DASH: Reforma

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim David Kostelancik, drejtor për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit.

Në takim ishte e pranishme edhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, znj. Leyla Moses-Ones.

Kryetari i Kuvendit Ruçi i shprehu drejtorit Kostelancik mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Shqipërinë, mbështetjen gjatë tranzicionit dhe në mënyrë të veçantë në mbështetjen e reformave kyçe për transformimim dhe shëndoshjen  demokratike të Shqipërisë.

Duke u ndalur në kontributin e ShBA-së në reformën në drejtësi, Ruçi nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa këtë mbështetje.

“Nënvizimi nga z. Palmer në Forumin e Bledit të Slovenisë i çeljes së negociatave të BE-së  me Shqipërinë  si një prioritet i ShBA në rajon është me shumë  rëndësi për ne dhe një mbështetje e madhe për rrugetimin europian të Shqipërisë”,- theksoi Kryetari i Kuvendit. Kostelancik nënvizoi se SHBA e konsideron Shqipqërinë si një aleat strategjik në NATO dhe e vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me të.

Ai vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe  rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme.

Kostelancik ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, për shkak të krizës politike në vend. Ai pritet që të zhvillojë takime në vijim si me palë të maxhorancës ashtu edhe të opozitës.

Të fundit