Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakët e inkriminuar, Rama komenton rastin Kajkamu dhe Babani: Pjetri s'është kriminel

Kryebashkiakët e inkriminuar, Rama komenton rastin Kajkamu dhe Babani:

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama është pronocnuar mbi akuzat e Partisë Demokratike për kryebashkiakun Agim Kajkamu të Vorës dhe Mark Babanin të Vaut të Dejës. Kreu i qeverisë largon përgjegjësitë nga vetja, duke u shprehur se u takon instituioneve të hetojnë të kaluarën e tyre.

"Unë nuk merrem me këtë punë; me këtë punë merren institucionet, institucionet do të japin përgjigjen e tyre", tha shkurtimisht Rama, i cili insiston se Valdrin Pjetri nuk është kriminel. "Valdrin Pjetri nuk është kriminel dhe ska lidhje me krimin, por mori përsipër atë që nuk duhet ta marri akush: të gënjejë lidhur me të shkuarën e tij".

Partia Demokratike pretendon se Kajmaku është arrestuar në flagrancë në Greqi me para të falsifikuara, ndërsa për Babanin ka publikuar detaje ku ai rezulton i dënuar në Itali për vjedhje makinash.

Të dy kryebashkiakët e dalë nga 30 qershori i kanë hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar ato si politike dhe që synojnë të dëmtojnë imazhin e tyre.

Të fundit