Flash News

KRYESORE

Kryemadhi nuk është në protestë, Vasili në krye: Në dy javë, Rama ka grabitur 400 mln euro

Kryemadhi nuk është në protestë, Vasili në krye:

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi nuk është e pranishme në protestën e shtatë kombëtare të opozitës, pasi ajo ndodhet jashtë vendit në një vizitë pune.

Në krye të protestuesve të LSI-së është kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, i cili deklaroi se shqiptarët nuk do të lejojnë kryeministrin Edi Rama të vendosë monizmin.

“Nuk do e lëmë Ramën të vendosë monizëm. Rama shkoi në Lezhë tek vendi i krimit ku tentoi të vjedhë në rrugën Milot-Balldren.

Mijëra njerëz janë në shesh, kanë ardhur nga çdo cep i vendit, për t'i dhënë përgjigje kujtdo që do të kthejë Shqipërinë në çifligun e tij. Në dy javët e fundit, kanë grabitur mbi 400 milionë euro nga xhepat e qytetarëve. Kjo fuqi e pafund e qytetarëve nuk ka hapa pas. Këto paralajmërime janë të fundit. Kjo fuqi merr përpara edhe 20 Edi Rama”, tha Vasili për gazetarët.

Të fundit