Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Nuk janë vjedhur vota, por janë përdorur paratë e krimit

Kryemadhi: Nuk janë vjedhur vota, por janë përdorur paratë e

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh se nuk janë vjedhur votat në Shqipëri, por janë përdorur paratë e krimit.

“Vjedhja vjen kur unë kam marr votën tënde dhe ta kaloj në emrin tim, ndërsa më e rrezikshmja që është e tmerrshme është që unë e kërcënoj Menadën nëpërmjet parave që vijnë prej krimit të organizuar”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur më tej se përse nuk e tha këtë gjë në 2017-ën, Kryetarja e LSI-së tha se nuk e dinte.

”Sepse ne nuk e dinim, dhe këtë radhë falë “Zërit të Amerikës” ne kemi këtë informacion, sepse janë përgjime që i ka Prokuroria e Shtetit, duke pasur parasysh që grupi i Avdylajve mbahej gjithë kohën nën vëzhgim për shkak të shkak të angazhimit të tyre në krimin e organizuar. Për hir të së vërtetës para disa ditësh, znj. Marku dha një intervistë për një televizion kombëtar ku tha se prokurorët heqin dorë për vazhdimin e kësaj dosje. Pra prokurorët largohen për hetimin e Dosjes 339 dhe Dosja 339 ka ngel pezull. Po e njëjta gjë është dhe dosja e “Unazës së Re”, për të cilën është një nga rastet më skandaloze sesi mund të falsifikohet firma e sekretarit të shtetit te Delaëare, për të grabitur 20 milion euro për një rrugë, e cila ekziston”, tha Kryemadhi.

 

Të fundit