Kryemadhi takim me ambasadorin britanik, zbardhet ç’u diskutua mes tyre  

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe z. Duncan Norman.

Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe si mjaft pozitiv të Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për ti dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.