Flash News

KRYESORE

Kryeministri kanadez zotohet se do të ndalojë armët automatike

Kryeministri kanadez zotohet se do të ndalojë armët automatike

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, deklaroi se nuk do të lejojë që në vend të shiten armë automatike.

“Juve nuk ju duhet një armë e kategorisë ushtarake, nga ato automatike, që është projektuar për të vrarë shumë njerëz në një kohë shumë të shkurtër, për të vrarë një dre”, tha ai.

Gjatë këtij viti në metropolin kanadez janë raportuar 311 episode të shtënash me armë zjarri, duke e rritur numrin e sulmeve të dhunshme tre herë më shumë nga viti 2014.

Në gjithë Kanadanë, 2,500 persona kanë qenë viktima të shtënave me armë zjarri më 2017 në krahasim me vitin 2013. Për shumicën e sulmeve është thënë se fajtorë kanë qenë persona që kanë pasur armë pa leje.

Trudeau po planifikon që të ndalojë pushkët gjysmë-automatike. Kryetarët e bashkive të Torontos dhe Montrealit, kërkojnë masa më të rrepta për krimet e kryera me armë zjarri, pavarësisht se episodet e dhunës janë më të pakta në Kanada, krahasuar me SHBA-në.

Të fundit