Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç/ Politika
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u mbajtën pas një viti prapambetje dhe mungese stabiliteti politik, në mesin e pandemisë, vështirësive ekonomike serioze, ngecjes në dialogun me Beogradin dhe në mjedisin e zhgënjimit të thellë të qytetarëve me pushtetin e deritanishëm.
Fitorja bindëse e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti meriton analizë në dy rrafshe. I pari është ekskluzivisht kosovar dhe përfaqëson modelin e asaj sesi përcaktohen qytetarët kur fitojnë mundësinë për t’u deklaruar për tema të jetës së përditëshme që i preokupojnë dhe jo për tema të imponuara. I dyti ka të bëjë me perspektivën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës që rrezikon të errësohet për shkak të ardhjes në pushtet të nacionalistit të ngurtë.
Zgjedhësit shqiptarë, në mënyrë të veçantë të rinjtë, ndëshkuan koalicionet e paprincipta dhe politikat e tyre, gjeneratën e komandantëve të luftës të dyshuar për krime, korrupsionin, nepotizmin, krimet, likujdimet, frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet.
Pjesa më e madhe e gardës së vjetër, me përjashtim të Ramush Haradinajt, përfundimisht kalon në arkiva. Katërshja e krerëve të Ushtrisë së dikurshme Çlirimtare të Kosovës-Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – gjenden në Hagë ku u janë pohuar akuzat për një sërë krimesh.
I çliruar nga kjo ngarkesë, Kurti mori pothuajse mbështetje referendare për t’u përballur me sfidat e vjetra. Prej tij priten ndryshime të shpejta në zgjidhjen e dy problemeve më të mëdha të shoqërisë kosovare: korrupsionin dhe papunësinë.
Për këto tema Kurti pati fituar në vitin 2020, por pas 51 ditësh qeverisje, u hoq në sajë të makinacioneve brenda vendit dhe përzierjes amerikane sepse refuzoi të hiqte taksën ndaj mallrave nga Serbia, gjë për të cilën dialogu kishte një vit që ishte ndërprerë.
Sipas vlerësimeve të Transparency International për vitin 2020, Kosova, për nga shkalla e korrupsionit zë vendin e 104-t nga gjithsejt 179 shtete. Papunësia në një vend që ka popullsinë më të re në moshë në Europë arrin dramatikisht 40%, ndërsa përqindja e emigrimit është një prej më të lartave.
Gjatë fushatës së shkurtër parazgjedhore, Kurti evitoi të jepte lehtësisht premtime, si puna e liberalizmit të vizave, por mbetet pyetja sesa janë të mundshme ndryshimet e shpejta në kushtet e një situate politike kronikisht jo të qëndrueshme?
Që nga viti 2008 kur është shpallur pavarësia asnjë koalicion qeveritar në Prishtinë nuk ka arritur të mbyllë gjithë mandatin. Gjatë viti të kaluar u rrëzuan dy kabinete, ndërsa presidenti ishte i detyruar të jepte dorëheqjen.
Elitat e vjetra politike- Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, refuzojnë bashkëpunimin me Kurtin duke thelluar kësisoj ndarjet në shoqëri. Çfarë do të ndodhë nëse partnerja e tij Vjosa Osmani bëhet presidente? Njëra parti të ketë presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit që i takon fitimtarit.
Kurti nuk e udhëhoqi dot listën e tij sepse në muajin nëntor të vitit 2008 është dënuar me vendim të formës së prerë për sulm me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, dhe sipas ligjit, kandidati për deputet tre vite para zgjedhjes nuk duhet të gjykohet. Kurtit nuk i intereson të jetë deputet por kryeministër, kjo mund të shkaktojë krizë shumëmujore kushtetuese dhe të sjellë destabilitet në vend.
Megjithëse të gjitha urat politike janë shkatërruar, janë të gjitha gjasat që Kurti të sigurojë lehtësisht minimumin e mbështetjes prej 61 votash në parlamentin prej 120 deputetësh. Si partner ofrohet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Haradinajt e cila mund ta mbështesë qeverinë e Kurtit, por kërkon postin e Presidentit për të cilin ka kandiduar lideri i saj. Këtu bëjnë pjesë edhe llogaritë me listën e pakicave etnike.
Në ndryshim nga shqiptarët që dolën në zgjedhje për të sjellë në pushtet dikë nga i cili pritet që të fillojë t’u zgjidhë problemet e tyre ekzistenciale, serbët e Kosovës erdhën në qendrat e votimit për të mbështetur Listën Serbe (LS) si filiale e politikës së Beogradit në Veri të Kosovës. Serbët e Kosovës nuk e kishin përsëri shansin që të ndajnë fatin e tyre me fqinjët shqiptarë. Atyre u ishte caktuar për detyrë të bënin “amen” për bashkimin kombëtar dhe të pengojnë se mos në parlament hyn (nënvizimi i autorit. shën. i përkth.) ndokush nga dy listat serbe kandidatët e të cilave u skalifikuan si “serbë të shqiptarëve”.
Fitorja e LS me 99% është një rezultat mbresëlënës vetëm për Korenë e Veriut, e për pasojë Kurti përsërit qëndrimin se serbët e LS nuk përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës dhe për këtë nuk dëshiron t’i ketë në qeveri. Ndoshta do të jetë i detyruar të bëjë lëshim nën presionin e normave kushtetuese: në qeverinë e tij mund të ketë edhe dy ministra nga Lista serbe.
Mënyra sesi Kurti do ta shfrytëzojë rastin për një fillim të ri në një masë të madhe varet nga “faktori i jashtëm”, mbi të gjithë nga proceset me Serbinë.
Kurti i dëgjon dëshirat e zgjedhësve, kësisoj pas fitores përsëriti se dialogu zë “vendin e gjashtë ose të shtatë në opinionin publik”. Kjo çështje nuk ishte në krye të prioriteteve në asnjërën prej listave ose partive shqiptare gjatë fushatës elektorale.
Vitin e kaluar dialogu ishte viktimë e procesit zgjedhor në Serbi, tani në Kosovë, pastaj në vitin 2022, përsëri në Serbi, kohë në të cilën priten edhe zgjedhjet në Gjermani dhe Francë. Emisari special i BE-së ka mundësi që do ta rinovojë dialogun formalisht, por këtë do t’i duhet ta bëjë më shumë për të justifikuar pagën e tij të lartë sesa t’i afrojë aktorët drejt ndonjë marrëveshje të mundshme.
Aleksandër Vuçiçi thotë se Serbia është e gatshme për dialog nën patronatin e BE-së dhe për “zgjidhje inovative” (misterioze), por gjithsesi kundërshton vendosmërisht njohjen e pavarësisë së Kosovës. A mos do të thotë kjo se ai nuk është i gatshëm të bisedojë me Kurtin dhe “njeriun e rrezikshëm”, Haradinajn, nëse ai bëhet president i Kosovës? Do të thoja se po dhe ndoshta ky është shpjegimi përse kundër liderit të Vetëvendosjes nuk pati fjalë të ashpra as nga zyrtarët serbë dhe as nga mediat e tyre.
Nuk ka asnjë dyshim se administrata e Xhozef Bajdenit është aleate e fortë e Kurtit, në mënyrë të veçantë në kërkesën që Serbia ta njohë Kosovën, por kryeministri i ri kosovar nuk ngutet. Do të presë dhe ndërkohë do të përqendrohet në reformat në shoqërinë kosovare me ndihmën amerikane prej një miliard dollarësh të destinuara për gjallërimin e ekonomisë.
Të gjitha këto të lënë përshtypjen se, kur të vijë radha për temat ballkanike në administratën e Bajdenit dhe atë europiane, çështje prioritare do të jetë Bosnja dhe jo konflikti kosovar.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38