Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Kryeministri Edi Rama shkarkoi ditën e djeshme (8 korrik) ministrin e Punëve të Brendshme Bledar Çuçi, dhe pritet të propozojë në këtë post kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Rama njoftoi përmes Twitter-it se do t’i zyrtarizojë këto propozime të hënën pranë Presidentit të Republikës.
Shkarkimi i ministrit Çuçi lidhet kryesisht me ngjarjen e ndodhur së fundi në Fushë-Krujë, ku familjarë të deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhunuan dy shtetas në një lokal.

Ndërsa ministri Çuçi theksoi përmes Facebook-ut se për dy vite “punoi në këtë detyrë të vështirë me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor”.
Por mallkimi i Ramës me ministrat i brendshëm nuk ka të ndalur,pasi Çuçi bëhet ministri i katërt socialist, që shkarkohet nga kjo detyrë gjatë 10 viteve të qeverisjes socialiste.
Një tjetër emër që është shkarkuar nga detyra e ministrit të brendshëm ka qenë dhe Saimir Tahiri.
Ish-ministëri i Brendshëm u dënua me më shumë se tre vjet burg për shpërdorim detyre për lidhje me një rrjet kriminal të trafikut të drogës.
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, Engert Pëllumbi, tha se Tahiri kishte përfituar “shërbime dhe përfitime të padrejta dhe në të njëjtën kohë, me shpërdorimin e postit, ai ka abuzuar me interesat ligjore”.
Në shtator të vitit 2019, Tahiri u dënua me tre vjet burg për shpërdorim detyre dhe u lirua nga akuzat për përfshirje në trafik droge.
Tahiri që prej datës 2 qershor 2023 nuk do të qëndrojë më në qeli. Me vendim gjykatë 19 muajt e mbetur nga dënimi për shpërdorim detyre, do t’i kalojë në izolim në banesë.
Shkak për lehtësimin e masës u bë gjendja e vështirë shëndetësore e bashkëshortes.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Matilda Fetahu, e cila pranoi kërkesën për vuajtjen e dënimit të mbetur në kushte shtëpiake.
Janë 19 muaj dhe 15 ditë, që Tahiri duhet të qëndrojë në ambientet e banesës dhe në kontakt me forcat e rendit.
Saga e Tahirit
Shtator 2015
Akuzat e para ndaj Saimir Tahirit për lidhje me grupin e “Habiljave” të njohur në zonën e Vlorës për trafik droge nisën të ngrihen me forcë nga opozita që në vitin 2013, menjëherë sapo ai u ul në karrigen e ministrit të brendshëm në qeverinë “Rama 1”.
Akuzat më të forta i bëri ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani që u arratis nga vendi sapo ndaj tij u ngrit akuza për dekonspirim të aksioneve të policisë. Zagani foli nga arratia në shtator 2015 duke denoncuar përdorimin në narko-trafik të makinës së famshme Audi me targa AA 003 GB nga kushërinjtë e ministrit në Vlorë.
“…subjekti që më interesonte u fut te ky “Audi” i zi me targë AA 003 GB! Të nesërmen sapo u futa në zyrë, nuk më mbante kurioziteti për një ditë më parë dhe u futa në sistemin e targave për të verifikuar këtë targë që shënova në Vlorë. Sa e hap, më del që pronar i mjeti ishte një emër Saimir Bashkim Tahiri! Mu duk si emër i njohur. Ishte dhe emri ministrit ashtu, por prapë nuk isha i bindur dhe u futa në TIMS dhe verifikova emrin e mësipërm, si dhe hyrje-dalje të kësaj makine! Mbeta një moment si i hutuar sepse në monitor më doli pikërisht fytyra e personit që tashmë ishte ministri im! Qesha si pa kuptuar dhe i thirra shefin tim! Shefi vjen dhe i them: “Shiko ça më del këtu”. Ai shikon fytyrën e ministrit dhe më thotë: “Po, është ministri jonë pse pyet?” Kështu i shpjegova se si arrita deri sa më doli fytyra e ministrit në sistem. Ai me të qeshur ma kthen: “Je i vonuar, ka kohë që e din mbarë policia si s’e ditke ti?!”
Në atë kohë Tahiri, por edhe shefi i tij, kryeministri Edi Rama i injoruan dhe mohuan me forcë akuzat duke i quajtur “baltë nga kazani që po i hidhej qeverisë”.
16 tetor 2017
Policia italiane njoftoi arrestimin e 7 personave pjesë e një rrjeti narko-trafikantësh shqiptarë të cilët mbaheshin nën përgjim prej së paku 2 vjetësh. Kreu i tyre ishte Moisi Habilaj, kushëriri i famshëm i Saimir Tahirit.
17 tetor 2017
Një ditë më pas Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë ku mes 413 faqeve me përgjime dhe hetime përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, – thuhej në dosjen e hetuesve italianë.
18 tetor 2017
Ish-ministri i Brendshëm që tashmë ishte zgjedhur deputet në radhët e Partisë Socialiste për Tiranën ishte vënë në “syrin e ciklonit”. Prokuroria e Krimeve të Rënda u vu menjëherë në lëvizje, nisi që atë ditë një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë ku pikë e parë ishte lejimi për arrestimin e Saimir Tahirit.
19 tetor 2017
Përpara dosjes me akuza të rënda, paraditen e së enjtes Kryeministri Edi Rama dha sinjalin parë. Në një reagim në Facebook, Rama shkroi pak rreshta: “Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo. Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund“.
3 maj 2018
Saimir Tahiri dorëzon “vullnetarisht” mandatin e deputetit. Në një fjalim të gjatë ai tha se do ta kërkonte drejtësinë deri në fund si qytetar i lirë. Në deklaratën e tij nuk munguan akuzat për Ramën dhe për Xhafajn. U sulmuan prokurorët, por edhe diplomatët e huaj. Tahiri tha se nuk do të bëhej “kurban” për integrimin.
12 maj 2018
Një ditë pasi KQZ vendosi zëvendësimin e Tahirit në Kuvend, prokuroria e krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij dhe masën “arrest me burg”. Gjykata vendosi “arrest shtëpie”.
29 tetor 2018
Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, merr vendim për mbylljen e hetimit ku theksohet se: “Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentet e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë.”
19 shtator 2019
Ishte data kur Gjykata e Krimeve të Rënda e asaj kohe mori vendimin e parë për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkoi në burg, por do të kalonte për 3 vite në shërbim prove. Gjykata rikualifikoi akuzën në “shpërdorim të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.
26 qershor 2020
Edhe Tahiri edhe prokuroria e apeluan vendimin e shkallës së parë. 9 muaj më pas Gjykata e Posaçme e Apelit me trupë gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara vendosi rikthimin për gjykim të dosjes në shkallën e parë, pasi ish-ministri ishte dënuar për një vepër penale, për të cilën as nuk ishte hetuar dhe as gjykuar, pra për shpërdorim detyre. Vendimi u apelua nga Tahiri në Gjykatën e Lartë.
2 tetor 2021
Në këtë datë Gjykata e Lartë, me trupë gjykuese të përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe anëtar Ervin Pupe vendosi të rrëzonte vendimin e 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Saimir Tahirin, duke rikthyer çështjen për shqyrtim nga një tjetër trupë gjykuese edhe një herë në Gjykatës së Posaçme të Apelit. Gjykata e Lartë konstatoi se trupi gjykues i Apelit nuk ishte formuar në mënyrë të rregullt. Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tjera në rekursin e Tahirit, sidomos në lidhje me provat, duke theksuar se vlerësimi i provave është atribut i gjykatës së faktit.
Pas këtij vendimi, Gjykata e Posaçme e Apelit ngriti një trupë të re gjyqësore për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën. I gjithë ky proces prodhoi vendimin e kësaj të premteje ku Tahiri u dënua përfundimisht me 3.4 vite burg. Gjykata hoqi shërbimin e provës, duke çuar ish ministrin në burg.
10 DHJETOR 2020, radhën për tu shkarkuar e kishte Aleksandër Lleshaj.
Lajmi për vendimin e ka dhënë sërish kryeministri Edi Rama.
Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor 2020, si pasojë e shpërthimit të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie.
Vrasja e Klodian Rashës
Klodian Rasha, 25-vjeçari i cili u qëllua për vdekje nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, ishte rasti që zgjoi të rinjtë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Rashës.
25-vjeçari u vra pak para mesnatës së 8 dhjetorit 2020 pranë banesës së tij në zonën e Laprakës. Efektivi Hajdaraj e ndoqi Rashën derisa e qëlloi për vdekje për shkak se viktima kishte shkelur rregullat e orës policore të Covid-19.
Sipas dëshmive, efektivët i kanë bërë thirrje Rashës të ndalojë, por ky i fundit ka vrapuar i frikësuar për t’ju shpëtuar. Policia tha fillimisht se Rasha ishte i armatosur, pasi në vendngjarje u gjet një armë, dhe Hajdaraj e kishte qëlluar për vetëmbrojtje. Kjo deklaratë u mohua vetëm disa ditë më parë, kur policia pranoi se kishte gabuar pasi arma nuk i përkiste Rashës.

Data 06/11/2018, ishte data kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi shkarkimin e ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Shkarkimi i Xhafajt është bërë me 75 votat e deputetëve të PS-së.
Një ndër arsyeje e shkarkimit ishte se vëllai i Fatmir Xhafajt, është dënuar për trafik ndërkombëtar droge ne viti 2008 pas një arrestimi te ndodhur në 2002.
Në audio-përgjim, vëllai i ministrit orientoi trafikantin se ku ta gjente lëndën narkotike, por i kërkoi të mos i binte më në qafë pasi po e sulmonin politikisht.
Xhafaj njihet publikisht si “njeriu i amerikanëve”. Kjo, për shkak të raporteve të ngushta që krijoi me ambasadorin amerikan, Donald Lu, gjatë kohës që po hartohej Reforma në Drejtësi.
Xhafaj, në rolin e kryereformatorit, ishte gjithnjë në krah të ambasadorit Lu dhe partneres së tij diplomatike të BE-së, Romana Vlahutin.
Pas ndryshimit të ministrit të Brendshëm zakonisht në Shqipëri ndodhin edhe ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38