Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kulla që nuk po përfundon ende në Tiranë, Maks Velo bën përgjegjës Ramën: Kështu bën, vendos vetë
Arkitekti Maks Velo ka folur për qendrën e Tiranës dhe objektet e ndërtuara aty vitet e fundit.
I ftuar në emisonin ‘Provokacja’, Velo u ndal fillimisht tek sheshi ‘Skënderbej’ për të cilin tha se bimësia e mbjellë përreth tij nuk po mbirmbahet dhe ka ardhur duke u degraduar.
“Aty është një territor i madh i gjelbëruar. Është më i madh se parku botanik. Janë mijëra e mijëra pemë dhe shkurre. Problemi është se duhet t’i mirëmbash. Duhet të kesh një ekip që t’i mirëmbash, me qindra botanistë. Asnjë s’ka. Bimësia ka ardhur duke u degraduar. Nuk është vetëm ta bësh, por edhe ta mbash”, tha Velo.
Ai përmend edhe kullën e ngritur, dhe që edne nuk ka përfunduar, përballë Kishës Ortodokse, për të cilën tha se ishte një gabim i Ramës.
Maks Velo: Ajo godina e betonit që është bërë karshi ortodokses ajo merr pjesë shumë në shesh. Shkatërron Bankën. Të duket sikur ngado të vërtitesh ajo të vjen sipër. Edhe te xhamia, edhe te Sahati, edhe te Ministria e Brendshme e ke sipër. Është shumë e fuqishme sepse është e llojit arkitekturë-skulpturë. Duhet studiuar mirë sepse ka një forcë të madhe vepruese dhe jo gjithmonë pozitive.
Mustafa Nano: Domethënë ajo kullë ishte gabim?
Maks Velo: Ishte një gabim dhe është një ndër gabimet e Ramës sepse Rama kështu bën, vendos vetë.