Flash News

KRYESORE

Kurti: Marrëveshja me LDK-në është shumë afër, Kosovën e presin ditë të mira

Kurti: Marrëveshja me LDK-në është shumë afër,

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është shumë afër. Ai tha se shumë shpejt emri i kryeministrit të ri do të dërgohet te presidenti Hashim Thaçi e shpreson që kjo të ndodhë pas akordit me LDK-në.

“E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes, jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh por nuk ka takime që 8 ditë, ndërsa unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar. Ne do ta dërgojmë propozimin tonë për kryeministër te presidenti, por po përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodhë, pas marrëveshjes që do ta arrijmë me LDK-në”, tha ai për Klan Kosovën.

Kurti dëshiron që qeveria e tij, të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë VV e LDK. “Populli ka pasur të drejtë më 6 tetor dhe Kosovën e presin ditë të mira në vijim. Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës” përfundoi lideri i LVV-së.

Të fundit