Flash News

KRYESORE

La në burg protestuesit, Basha paralajmëron gjyqtarin që është babai i nënkryetarit të FRESH-it

La në burg protestuesit, Basha paralajmëron gjyqtarin që

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbrojtur te arrestuarit e protestës së opozitës, duke i cilësuar si të burgosur politik të një regjimi monist. Basha paralajmëroi edhe gjyqtarin e Gjykates se Tiranes, Arben Micko, i ati i nën/kryetarit të FRESHI-t, Artur Micko se do të mbajë përgjegjësi.

“Mesazhin e dyte e kam për atë grup te arrestuarish: vëllezër e motra nuk jeni vetëm. Sakrifica juaj është shënuar jo vetëm ne kujtesën e mazhorances se re numerike e politike, ju jeni sot te burgosur politike te një regjimi monist e u ka ardhur fundi. Ju sigurojmë se dhunuesit tuaj do te vendosen para pergjegjësise. Duke nisur me babain e nenkryearit te FRESH-it. Ketij pseudogjyqtari politik i them se asgjë nuk do te shpëtoje nga bindja e verbër ndaj urdhrave politike. Kemi nje kryeministër ne ikej. Mesazhet e partnereve tanë janë te qarta, ata thonë fut ne burg ata fut”, nënvizoi Basha në një konferëncë për shtyp me gazetarët.

Basha u shpreh i vendosur për të vijuar protestat deri në largimin e Edi Ramës, që sipas tij ka marrë peng të ardhmen e vendit. “Koha  e hajditit dhe kriminelit, ka mbaruar. Sot shqiptaret  e kane marre fatin ne dore. Askush nuk do ta marre me peng te ardhmen tone europiane. Ky mesazh kumboi me mire se qindra fjale mbreme nga entuziazmi i protestës, qe nuk e fiku dot as shiu pa pushim, jo me ta fikte nje babarbar qe përdor dhunën shtazarake ndaj popullit te vet. Opozita dhe qytetaret do ta coje betejen deri ne fund se pergjysem”, përfundoi Basha.

Të fundit