Flash News

KRYESORE

LDK-ja nuk tërhiqet nga kushtet, Kurti: Nuk ka marrëveshje me përafrim të njëanshëm

LDK-ja nuk tërhiqet nga kushtet, Kurti: Nuk ka marrëveshje me

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka marrë mandatin për krijimin e qeverisë në Kosovë, Albin Kurti deklaroi pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, se nuk mund të ketë një marrëveshje me përafrim të njëanshëm.

Në këtë takim morën pjesë edhe ndërkombëtarët, të cilët sqaruan se më shumë kishin rolin e asistuesit.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, tha Kurti para mediave.

Kurse kreu LDK-së Isa Mustafa, u shpreh se ambasadorët vetëm u informuan rreth takimit dhe nuk kanë ndërmjetësuar mes dy partive.

“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar.. e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV-ja i pranon kushtet e tona për qeverisje, ne në çdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, u shpreh ai.

Të fundit