Flash News

KRYESORE

Lela: Klasa politike u turr për të marrë kredite, ku ishin më parë për Alvinin?

Lela: Klasa politike u turr për të marrë kredite, ku ishin

Analisti Alfred Lela ka kritikuar klasën politike në vend, pasi e shfrytëzoi operacionin për shpëtimin e 11 vjeçarit Alvin Berisha për të marrë merita të pamerituara.

“Në një shkrim të gazetës ‘Corriere della Sera’, thuhej se pala shqiptare kishte marrë informacionet, kurse këtu u paraqit sikur u bë një operacion i madh nga ata. Mendoj se nuk duhet të gjejmë kredite të paqena. A e harruam gazetarin italian dhe se si atij iu përgjigj ambasadori shqiptar?

Ai djalë e rimori jetën sepse u përfshinë italianët.

Pati një përpjekje për ta propagandizuar edhe këtë. Nuk e di pse ministri duhet të shkojë atje për të bërë fotografi. Nëse nuk ke asnjë rol tjetër, rri më mirë këtej, mos harxho naftën e helikopterit ushtarak deri andej. Ishte gazetari italian që e paraqiti si problem. Mediat andej u morën. Ku ishin më përpara këta? “, tha Lela në “Real Story” në News 24.

Të fundit