Flash News

KRYESORE

Lobimi amerikan/ Bardhi: Prokurorja e kapur Elisabeta Imeraj kërkon të sfumojë përgjimet e reja të BILD

Lobimi amerikan/ Bardhi: Prokurorja e kapur Elisabeta Imeraj kërkon të

Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, për dhunë flagrante të ligjit me udhër të kryeministrit Rama.

Sipas Bardhit, Imeraj po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Kjo, po sipas Bardhit, ka ndodhur edhe pse Basha e ka konfirmuar me vullnetin e tij për t’u paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.

“Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur, Elisabeta Imeraj, po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës, me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i PD. Duke shtuar, se “Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama, se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedent të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës”.

Duke e konsideruar Imerajn një kamikaze, Bardhi tha se as ajo dhe asgjë nuk do mund ta shpëtojnë dot Ramën.

Të fundit