Flash News

KRYESORE

LSI kundër PD, por Gjata nuk tërhiqet: S’ka zgjedhje me Ramën kryeministër

LSI kundër PD, por Gjata nuk tërhiqet: S’ka zgjedhje me

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata shprehet se nuk do të tërhiqen nga kushti i tyre për zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Pavarësisht se aleati i tyre, LSI-ja, nuk e përkrah plotësisht këtë vendim, Gjata mbrohet me problemet e procesit të 30 qershorit.

“Çfarë ndodhi së fundmi në votimet e 30 qershorit, në vetëvotimet, të paktën unë kështu i quaj. I mbushi kutitë, kur nëpër lista votimi kishte 50 apo 100 firma, në kuti kishte 3100 vota bie fjala. Megjithatë çfarë ndodhi, të gjitha këto u thanë. Jo po u votua hapur , u detyruan njerëzit, të gjitha janë vepra penale këto , u falsifkua rezultati, u mbushën kutit , çfarë nuk u bë, nuk u zbatua dekreti i presidentit . Deri tani tre persona të inkriminuar , s’kishte nevojë, 61 bashkitë i kishte në dorë, pse duhet të fuste persona të inkriminuar, çfarë tregon. Tani më thuaj a futesh në zgjedhje, as në këtë rast nuk çlirohet dot nga krimi ky njeri.  Tani, a futesh në zgjedhje, këtë më thoni?” u shpreh ai.

Po kështu, përsa i përket mospërfshirjes në reformën zgjedhore, sekretari  deklaroi: “Sepse nuk e zgjidh reforma zgjedhore krimin  e organizuar , reforma zgjedhore  e pengoi atë të mos vendoste Valdrin Pjetrin, Kajmakun e tjetrin që po dalin një nga një. Prapë edhe sikur reformën zgjedhore më të mirë të bëjmë, ai njëri prapë me krimin e organizuar të njëjta gjëra do të bëjë. Një rrugë ka, largimi  tij, çlirimi i organeve të drejtësisë nga kapja dhe bllokimi i krimit të organizuar.  Dhe krijimi i një qeverie tranzitore, për krijimin e  zgjedhjeve të ndershme. Nuk bëhet, shikoni edhe në zgjedhjet e fundit. futi ka njerëz të inkriminuar , katër vite e  gjysmë pasi ka dalë ligji për dekriminalizimin”, përfundoi Gjata.

Gjatë ditës së djeshme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për Neës 24 u shpreh se janë gati të marrin pjesë në zgjedhje edhe me Edi Ramën në krye të qeverisë. “Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik. në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës” u shpreh Kryemadhi .

Të fundit