Flash News

KRYESORE

Lubonja: Kokëdhima? Rama është shumë herë më i rrezikshëm

Lubonja: Kokëdhima? Rama është shumë herë më i

Analisti Fatos Lubonja mendon se shqiptarët nuk duhet që të shqetësohen nga dëmtimi i imazhit të vendit pas veprimit të Mihal Kokëdhimës ndaj familjes spanjolle, por për shqiptarët e shumtë që kapen ditë për ditë për drogë. Ai gjithashtu argumentoi se përse kryeministri  Edi Rama është më i rrezikshëm se sa Kokëdhima.

“Nëse bën problem duhet të shohësh mediat. Nuk e kam parë të hyjë në mediat italiane si lajm. Një i sëmurë psiqik nuk përbën lajm, nëse nuk, vret. Ky përbën lajm sa i përket imazhit për turizmin. Raste të tilla ka dhe në Itali. Imazhi në Shqipëri lidhet me trafikantët e shumë që ka vendi ynë në Itali, që kapen përditë dhe rritja e një lloj autoritarizmi, arbitraritetit të shtetit. Protestat e opozitës kanë dalë, një qeveri që udhëhiqet nga droga. Këto janë të rëndësishme, jo Kokëdhima.

Në këtë moment çdo shqiptar, pavarësisht kush është Kokëdhima, duhet të ndihet i rrezikuar, sepse sa herë i prish qejfin qeverisë, ai të sjell matrapikun. Edhe në shtëpi mund të ta sjellin këta njerëz, nëse nuk ju thuhet “ndal”. E patë çfarë bëri me Bechettin ky. Meqë akoma kishte një drejtësi ndërkombëtare, duhet të paguajë 140 milionë euro. Ky është shumë herë më i rrezikshëm se Kokëdhima.”, tha Lubonja për News 24.

Ai më pas u ndal edhe te situata në Shkodër.

“Është njëlloj siç fliste për Tom Doshin, me të cilin po qeveris, edhe pse është një ndër ata që është ndaluar nga SHBA. Edhe me këtë ai tregon standarde të dyfishta, që është skandal. Kjo tregon se shteti i së drejtës as nëpër ëndërr nuk i shkon këtij”, ka deklaruar analisti, duke shtuar se prishja e restorantit të Kokëdhimës në Porto Palermo u bë për interes të Ramës dhe jo të shqiptarëve.”

Të fundit