Flash News

KRYESORE

Lufta në Kosovë, ish-ministri i Jashtëm rrëfen ‘sinjalet’ që i vinin Shqipërisë nga qeveritë evropiane: Na kërkonim të ndërhynim...

Lufta në Kosovë, ish-ministri i Jashtëm rrëfen

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo ka rrëfyer një përvojë personale gjatë viteve të luftës në Kosovë.

I ftuar në ‘Open’ e duke diskutuar debatin e ashpër mbi dosjet e Hagës, Milo ka treguar se si qeveritë evropiane dërgonin qeverisë shqiptare sinjale ku i kërkonin të ndërhyhej në Kosovë që të ndalen krimet e luftës.

“Nga qeveritë evropiane na vinin sinjale dhe na kërkonin që të ndërhynim në Kosovë për të paralajmëruar se duhet ishim të kujdesshëm që të mos ndërmerrnim veprime si grabitja e pronave, që qeveria shqiptare që ti paralajmëronte të ndalohen veprime të tilla.

Gjatë dhe pas luftës, ka pasur vrasje, marrje pronash me dhunë ndaj serbëve, romëve dhe pak ndaj shqiptarëve, në një luftë kaq të madhe nuk mund tu shmangesh ngjarjeve të tilla. Kudo në botë pas luftës kanë ndodhur kanë ndodhur këto gjëra ka patur hakmarrje të tmerrshme në Evropë.

Pas një lufte kaq të tmerrshme në Kosovë, për shqiptarët u caktua një gjykatë e posaçme, këtu është defekti.

Nga një luftë e dytë botërore ka një proces ndërkombëtar sic pati për Bosnje Hercegovinën. Krimi duhet ndëshkuar, por instrumenti që dënohet është i ndryshëm. Në një Kosovë që sapo ka dalë nga lufta nuk mundet që të sjellësh përvojat e tjerëve. Kosova kishte gjithë jetën luftë”, tha Milo.

Të fundit