Flash News

KRYESORE

“Luftë klanesh në polici! Drejtuesit e rinj të emëruar nga komisarët politikë”

“Luftë klanesh në polici! Drejtuesit e rinj të emëruar

Drejtuesi i Aksionit Qytetar në PD, Ervin Salianji ka reaguar pas lëvizjeve të shumta në Policinë e Shtetit. Salianji e konsideron vendimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si luftë klanesh brenda policisë.

Ai thekson se drejtuesit e rinj janë emëruar nga të parët e qarqeve të ‘Rilindjes’.

“Luftë klanesh në polici! Drejtuesit e rinj të policisë nepër qarqe janë emëruar personat e rekomanduar nga të parët e qarqeve të rilindjes nëpër qarqe apo “komisarët” politike siç i quan Rama!

Largohen disa drejtues policie që kanë pasur kontakte me disa banda dhe emërohen disa të tjerë po nga sekti i rilindjes për të ruajtur rrjetin dhe akoma më keq për t’u emëruar dhe më pas për t’u shërbyer kandidatëve për deputetë të rilindjes në çdo qark”, shkruan Salianji.

Të fundit