Flash News

KRYESORE

Magjistratët e rinj, SHBA e BE: Mbani sytë hapur ndaj korrupsionit; gjyqtarët janë si mjekët

Magjistratët e rinj, SHBA e BE: Mbani sytë hapur ndaj korrupsionit;

Ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj sot është shoqëruar me fjalime dhe mesazhe nga zyrtarë të lartë e përfaqësues të ambasadave të SHBA e BE në Tiranë.

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones u kërkoi magjistratëve të rinj që të marrin vendime për një sistem drejtësie transparent dhe të drejtë.

“Mund të zgjidhni opsionet e duhur për të ecur përpara, për ti dhënë progres Reformës në Drejtësi e për ta bërë të shkojë përpara dhe ju jeni kryesorë për këto përpjekje.

Do merrni vendime për një sistem drejtësie transparent, për të luftuar korrupsionin, për ata që besojnë te sistemi i drejtësisë, që të shkoni drejt ndryshimit për një Shqipëri më demokratike, të përfaqësoni profesionin tuaj të ri në mënyrë të sinqertë dhe të ndershme, duhet ti mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit.

Secili prej jush mund të japë shpresa për këtë vend dhe nëse bëheni bashkë, përpjekjet tuaja do krijojnë mundësi për transportimin e sistemit te drejtësie në Shqipëri. Urime!”, tha zyrtarja amerikane.

Ndërkohë, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca i krahasoi gjyqtarët me doktorët.

“Gjykatësit janë  si doktorët, ata mund t’iu shpëtojnë jetën qytetarëve, në rrugën e drejtësisë. Ju duhet të jeni krenarë sot, por nuk duhet të harroni përgjegjësinë që ju pret nesër”, tha kryediplomati i BE.

Të fundit