Flash News

KRYESORE

Maks Velo tregon si trajtohej Fatos Lubonja në burgun e Spaçit: E merrnin zvarrë, por nuk u dorëzua

Maks Velo tregon si trajtohej Fatos Lubonja në burgun e Spaçit: E

Mbrëmjen e sotme, në protestën për Teatrin Kombëtar u transmetua gjyqi i parë i organizuar nga komunistët në 1 mars 1945 ku u dënuan me pushkatim 17 nacionalistë. Gjyqi i parë komunist, i ashtuquajtur gjyqi special, u mbaj në godinën ku ndodhet sot teatri.

Pas dokumentarit, Fatos Lubonja dhe Maks Velo kanë treguar përjetimet e tyre gjatë kohës së regjimit komunist, ku të dy u dënuan me burg.

Në fjalën e tij, Maks Velo ka treguar për qëndrimin që Lubonja mbajti në burg dhe torturat që i bëheshin atij.

“Nuk e kuptoj sesi pas atij tmerri pati një guxim të jashtëzakonshëm.

Tha unë nuk dal në punë. Jam dënuar me heqje lirie, jo me punë.

Thonte nuk punoj, e merrnin zvarrë e çonin në galeri, e sillnin, e fusnin në biruc.

Deri në fund, nuk u thye.

Asnjë nga ne nuk e bëri dot atë që bëri Lubonja”, u shpreh Maks Velo.

 

Të fundit