Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut feston ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Maqedonia e Veriut feston ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot në Maqedoni shqiptarët festojnë ditën e alfabetit shqip, i cili u unifikua 107 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka një video urimi në Facebook, për shqiptarët që shënojnë 22 Nëntorin, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, thuhet në tekstin që shoqëron me video urimin e Zaev.

Presidenti  i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë urimit të tij tha se 22 Nëntori është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitit 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip.

“Me këtë praktikisht u nxit ngritja politike, kulturore e arsimore e shqiptarëve. Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sfidave”, tha Pendarovski, raporton Abcnews.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Të fundit