Flash News

KRYESORE

Maqedonia kërkoi vlerësim veçmas, ministri gjerman: Nuk është i nevojshëm, antarësimi i Shqipërisë me interes edhe për BE

Maqedonia kërkoi vlerësim veçmas, ministri gjerman: Nuk

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka shprehur mbështetjen e tij për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Maas është në Helsinki, në kuadër të bisedimeve me homologët e tij të BE-së, ku merrnin pjesë edhe kolegët nga Ballkani Perëndimor.

Sipas tij, çelja e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të bëhet sa më shpejt.

“Mendoj se BE ka interes në këtë rajon”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman.

“Kjo është e rëndësishme për të parandaluar të tjerët, të cilët jo domosdoshmërisht bien dakord me vlerat tona, nga zgjerimi i influencës së tyre në rajon”, theksoi Maas në një referencë të hapur për Rusinë dhe Kinën.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka kërkuar një vlerësim veçmas Shqipërisë për sa i takon antarësimit në BE.

Lidhur me këtë Maas argumentoi sot se nuk ishte e nevojshme që përpjekjet e dy vendeve të vlerësoheshin veçmas.

Të fundit