Flash News

KRYESORE

Marina Fara e përfshirë në operacionin ‘Mezhgorani’, u kap në përgjime me të akuzuarit për trafik droge

Marina Fara e përfshirë në operacionin ‘Mezhgorani’,

Një tjetër vajzë e showbizz-it shqiptar implikohet në botën e krimit. Bëhet fjalë për Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara.

Emri i juristes, e njohur ndryshe edhe si vajza sexy dhe modelja e Instagram, rezulton në listën e 53 personave të implikuar në operacioni ‘Mezhgorani’, që çoi në ndalimin e 28 personave, shumica të dyshuar për trafik droge.

Në përgjimet e prokurorisë ka rezultuar edhe Roxhensa Vangjush Kapurani, emri i së cilës në gjendjen civile rezulton Marina Fara. Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga gazeta ‘Panorama’, ndaj farës është marrë masa 'detyrim paraqitje' dhe kontroll banese.

Sipas burimeve, kjo masë është marrë pasi Marina ka patur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit e mëngjesit të djeshëm, aksion që u shtri në pesë qarqe të vendit.

Po dje, Marina Farës i është bëtë kontroll banese në Tiranë për të konstatuar nëse ka prova për lëndë narkotike apo armë që e implikojnë në këtë aksion.

Nga kontrollet ka rezultuar gjithçka në rregull, ndërsa për të ndaluarit pritet masa e sigurisë nga gjykata. Marrë nga gazeta Panorama

Të fundit