Flash News

KRYESORE

Marina shqiptare shpëton 36 emigrantë afganë në detin Egje

Marina shqiptare shpëton 36 emigrantë afganë në detin Egje

Anija shqiptare “Oriku” ka shpëtuar 36 emigrantë afganë të cilët po tentonin që të kalonin në Greqi me varkë.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkroi në Twitter se nëntëmbëdhjetë fëmijë afganë, tetë gra dhe nëntë burra u shpëtuan nga anija shqiptare "Oriku", dhe në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Kufijve (Frontex) u janë dorëzuar autoriteteve lokale.

Shqipëria, është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, si dhe është pjesë e aleancës detare të vendeve të Egjeut Perëndimor. prej më shumë se 1 viti, marina shqiptare patrullon në ujërat e Egjeut me qëllim që t’u vijë në ndihmë të gjithë emigrantëve në vështirësi.

Të fundit