Flash News

KRYESORE

Mark Zuckenberg ofron 100 milionë dollarë në ndihmë të mediave dhe gazetarëve

Mark Zuckenberg ofron 100 milionë dollarë në ndihmë të

Ashtu si në çdo fushë, koronavirusi ka shkaktuar shumë dëme ekonomike edhe në hapësirën mediatike në gjithë botën. Prandaj, CEO i Facebook, Mark Zuckenberg, do të investojë 100 milionë dollarë mbështetje për gazetarët, në veçanti  ata që janë të fokusuar tek koronavirusi dhe lajmet lokale.

Zuckerberg bën me dije, se 25 milion dollarë do të jenë grante nga Facebook për projektet gazetareske, ndërsa 75 milionëshi i mbetur do të përdoret për marketing, në mbështetje të gazetarëve dhe organizatave që raportojnë rreth COVID-19.

CEO i Facebook shton, se ky program është në vijimësi të 300 milion dollarëve të programuar për mbështetjen e lajmeve, atyre lokale në veçanti, për vitet e ardhshme.

“Shpresojmë të mbështesim sa më shumë gazetarë gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre dhe të na mbajnë të informuar”, shkruan Zuckenberg.

Të fundit