Flash News

KRYESORE

“Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet gjatë këtij viti”

“Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet gjatë

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale,  tha për të përditshmen serbe 'Danas', se nuk iu takon Shteteve të Bashkuara që të diktojnë përfundimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Hale tha se ka mundësi që gjatë këtj viti të arrihet një marrëveshje, nëse fillojnë bisedimet. “Është koha që të marrin fund provokimet nga të dyja palët: të pezullohen tarifat, që Beogradi dhe Prishtina t’u kthehen bisedimeve të drejtuara nga Bashkimi Europian dhe që të dyja palët të jenë të përcaktuara për paqe”, shtoi ai.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një recetë për zgjidhjen që duhet të jetë e zbatueshme dhe t’i kontribuojë qëndrueshmërisë afatgjatë të rajonit.

Hale do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur të dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve./VOA

Të fundit