Flash News

KRYESORE

‘Marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi’, Meta: Kam burime në ambasadën amerikane, ambasadorja nuk foli për mua

‘Marrëveshje për të vrarë reformën në

Presidenti Ilir Meta u shpreh se deklarata e ambasadores së SHBA se “ka një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi” nuk ka asnjë lidhje me të.

Në emisionin Opinion, Meta tha se  Zërit të Amerikës ia përmendi një person në ambasadë emrin e tij, por kjo nuk është e vërtetë.

“Unë besoj se ende jemi ende në fazën e revolucionit kulturor. Ndryshe u miratua në parlament ndryshe është Ramaforma. Ata që e shndërruan në Ramaformë kërkojnë të shpikin fajtorë.

Nuk jam unë target i ambasadores. Nuk lejoj të tallet më njeri me këtë vend. Ambasadorja vetëm për Ilir Metën nuk mund ta ketë. Kam edhe unë ndonjë burim në ambasadë. Zërit të Amerikës ja dha dikush tjetër emrin tim. Në 23 mars më kërkoi Juri Kim një përgjigje dhe 8 prill unë i ktheva përgjigje. Një platformë me 14 pika”, tha Meta.

Të fundit