Flash News

KRYESORE

Marrëveshje “xhentëlmenësh”, De Biazi i fali FSHF-së 160 mijë euro

Marrëveshje “xhentëlmenësh”, De Biazi i fali

Shqipëria dhe De Biazi kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin që ka zgjatur prej më se pesë vitesh e gjysmë. Deklarata e përbashkët e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ishnumrit një të Kombëtares kuqezi, u pasua me një takim mes palëve, ku u diskutuan edhe detajet e fundit sa i përket marrëveshjes kontraktuale mes tyre.

PAGESAT

Xhani De Biazi pësoi një rinovim automatik të kontratës së tij me Federatën Shqiptare të Futbollit menjëherë pasi u sigurua kualifikimi në Europian dhe pas “Euro 2016” ai përfitoi edhe një rritje të pagesës. De Biazi, në dyvjeçarin e fundit të kontratës së tij me Shqipërinë përfitonte një pagë mujore prej rreth 40 mijë eurosh.

Në momentin që ai u largua nga Shqipëria, gjeti akordin me presidentin edhe për pjesën financiare. Gazeta ka mësuar se mes palësh është arritur një pak “xhentëlmenësh”, që pagesat për teknikun italian të ndërpriten në muajin qershor. Pra, me largimin zyrtar nga Shqipëria, De Biazi të përfundojë marrjen e pagave, deri në fund të kontratës.

AKORDI

Në bazë të përllogaritjes për katër muajt e mbetur deri në fund të muajit tetor, ish-trajneri ka falur të paktën 160 mijë euro pagesa për Federatën Shqiptare të Futbollit, në bazë të akordit të arritur.

Në fjalën e tij të fundit, trajneri ia faturoi largimin mbylljes së ciklit të tij në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, ndërkohë që i pranishëm në konferencë, presidenti Duka nuk e pranoi këtë arsyetim duke u shprehur se nuk ishte i të njëjtit mendim./ Panorama

Të fundit