Flash News

KRYESORE

Marshimi për përdhunimin e 15 vjeçares, mesazhet që spikatën mbi pankarta

Mijëra qytetarë kanë dalë në një marshim protestë në lidhje me përdhunimin që i është bërë një vajze 15-vjeçare nga një 65-vjeçar, i cili ka qenë roja i saj i shkollës.

Protesta është zhvendosur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe momentalisht po mbahet te Ministria e Arsimit.

Në këtë protestë shumica e pjesëmarrëseve ishin femra dhe madje kanë shkuar së bashku me fëmijët e tyre.

Pankartat dhe memet kanë pasur mesazhe të forta. Muri me kangjella që rrethon pjesën e përparme të godinës së ministrisë së Arsimit është i mbushur i gjithi me pankarta (të cilat i shihni në vijim), ku ndër të tjera shkruhet: “Sikur djemve t’u shpifeshin përdhunimet ashtu sicc u shpifen periodat!”, “Ti nuk ke faj! Fajtorët: Shteti, policia, media dhe përdhunuesi”, “Nuk do të hesht më” etj.

Të fundit