Flash News

KRYESORE

Masa të larta sigurie, Kosova bëhet gati për zgjedhjet parlamentare

Masa të larta sigurie, Kosova bëhet gati për zgjedhjet

Në Kosovë do të zhvillohen ditën e nesërme zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që policia dhe prokuroria janë në gatishmëri për procesin e rëndësishëm. Nga uniformat blu po zbatohet planit operativ “Zgjedhjet 2019”, i ndarë në katër faza.

“Rreth 6 mijë zyrtarë policorë do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve por edhe të tjerë që do të jenë në detyra rutinore policore përfshirë edhe veriun e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Kursen zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu deklaroi se rreth 100 prokurorë do të angazhohen në nivel të Kosovës.

“Janë diku te rreth 100 prokurorë në nivel të Kosovës që do të angazhohen në të gjitha prokuroritë dhe në të gjitha stacionet policore. Në secilën prokurori janë të caktuar prokurorët në bazë të komunave, një prokuror për një komunë është komplet në nivel të Kosovës, diku mund të ketë më shumë diku më pak varësisht prej rajoneve”, u shpreh ai.

Të fundit