Mbahet eventi i rëndësishëm në Turqi, aktorët më të mirë të vitit

Mbrëmë është mbajtur në Turqi eventi i rëndësishëm dhe ndër më të ndjekurit “Pantene Altin Kelebek”.

Në këtë event, i cili ishte ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së COVID-19, u ndanë çmime për aktorët e serialet më të mirë të vitit. Në event morën pjesë figura të njohur të ekranit dhe u ndanë disa çmime.

Seriali më i mirë i vitit u shpall “Mucize Doktor” (Doktori i mrekullive), i cili së shpejti do të nisë transmetimin edhe në TV Klan.

Çmimin aktorja më e mirë femër e fitoi Ebru Sahin, e njohur si “Rejan” nga seriali “Hercai”.

Ndërsa aktori më i mirë mashkull u shpall Taner Olmez, i cili luan rolin e “Aliut” në serialin “Mucize doktor”.

Çifti më i mirë në serial u shpall Aybuke Pusat dhe Furkan Andiç nga seriali “Her Yerde Sen”, një tjetër serial që pritet të nisë në TV Klan.

Seriali më i mirë komedi-romancë u shpall “Afili Ask”, i cili është transmetuar në Tring me titullin “A vjen më pas dashuria”. Dy aktorët kryesorë të këtij seriali, Burcu Ozberk dhe Caglar Ertugrul fituan edhe çmimet si aktorët më të mirë të serialit komedi-romancë.