Flash News

KRYESORE

Mbërrin në Rinas trupi i Major Klodian Tanushit, e pret bashkëshortja me djalin

Ka mbërritur në Rinas trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit i cili humbi jetën në Letoni gjatë një misioni të NATO-s.

Në aeroport, trupi i Tanushit është pritur nga bashkëshortja e tij dhe nga djali. Po ashtu kolegë të tij të Forcave të Armatosura dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhen në aeroport.

Tanushi mbeti i plagosur nga shpërthimi gjatë demontimit të një mine së bashku me rreshterin Julian Kapaj, shpërthim në të cilin edhe nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën.

Major Klodian Nikolla Tanushi kishte lindur në Dibër më 31.10.1980, dhe ishte fëmija i parë i familjes Tanushi. Ai ishte i martuar dhe prind i tre fëmijëve.

Të fundit