Flash News

KRYESORE

"Mbështesim fuqimisht SPAK dhe Policinë e Shtetit", Yuri Kim jep mesazhin e fortë: Koha të bëjnë punën e tyre pa kërcënime

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar në mbrojtje të SPAK dhe Policisë së Shtetit. Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Kim ka ritheksuar reagimin zyrtar të institucionit që ajo drejton se “ka ardhur koha që SPAK të lejohet të bëjë punën e saj pavarësisht kush është i pandehur”, duke shtuar se mbështet fuqimisht SPAK dhe Policinë e Shtetit Shqiptar.

 “Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP”, shkruan Kim në “Twitter”.

Të fundit