Flash News

KRYESORE

Mbyllet votimi/ Zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Mbyllet votimi/ Zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Janë mbyllur votimet për kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku fitues në bazë të rezultateve është shpallur Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së.

Në garë ishin Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Në votim morën pjesë 87 anëtarë, ndërkohë që Spahiu arriti në marrë 59 vota. I dyti me 26 vota u rendit Ylli Gurra, kurse Myftiu i Lushnjes, mori vetëm 2 vota.

Kujtojmë që pas  Skënder Bruçajt që u tërhoq nga gara mbrëmjen e djeshme, sot u tërhoq dhe Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.

Nuk dihet arsyeja se përse Hoxha është tërhequr nga gara vetëm pak orë para zgjedhjeve. Por edhe  tërheqja nga gara dje pasdite e kreut aktual, Skënder Bruçaj, ka ngritur dyshime se zgjedhja e pasardhësit të tij po diktohet nga Turqia në bashkërendim më politikën në Tiranë.

Të fundit