Flash News

KRYESORE

McAllister i shqetësuar: Dritarja e mundësisë e hapur nga reforma zgjedhore po mbyllet në Shqipëri

McAllister i shqetësuar: Dritarja e mundësisë e hapur nga reforma

Pas shtyrjes së nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian David McAllister deklaroi se kjo është një ditë e keqe për Evropën, që u krijua për të zgjidhur ndasitë e brendshme dhe të jashtme

“Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje që të tregonte lidership, kurajë dhe vizion strategjik. Dështimi në marrjen e vendimeve të guximshme e dëmton stabilitetin dhe besueshmërinë e BE-së në sytë e partnerëve dhe miqve tanë.

Duke dështuar në njohjen e udhëheqjes vizionare dhe të reformave të thella si dhe në mbajtjen e premtimeve tona, BE rrezikon të humbasë peshën e saj dhe u jep mundësinë aktorëve të tjerë

Mungesa e një vendimi bën që të lëmë në baltë miqtë dhe aleatët tanë evropianë. Dritarja e mundësisë e hapur nga marrëveshja historike e Prespës, e po ashtu reforma gjyqësore në Shqipëri tani po mbyllet”, tha ai në EWB.

McAllister akuzoi shtetet kundër në Këshillin Evropian, të cilat kanë diskredituar pozicionin e Parlamentit Evropian, që ishte për hapjen pa kushte të negociatave.

 

Të fundit