Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në botë

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Cikloni Amphan: Një stuhi e frikshme depërtoi në Indinë Lindore dhe Bangladesh, duke vrarë të paktën disa njerëz, por dukshëm duke shkaktuar më pak shkatërrime nga sa mendohej fillimisht. Kombinimi i një përpjekjeje të jashtëzakonshme, evakuimi dhe dobësimi i stuhisë mbi tokë, duket se kurseu shumë jetë.

Irani: Qeveria e zgjati lirimin e përkohshëm të Nazanin Zaghari-Ratcliffe, gruaja britaniko-iraniane e cila u dënua me pesë vjet burg në 2016, pasi u akuzua për komplot për të rrëzuar qeverinë në Teheran.

Lindja e Mesme: Presidenti Mahmoud Abbas e shpalli Autoritetin Palestinez të lirë nga angazhimet ndaj Izraelit, përfshirë marrëveshjet e sigurisë që kanë mbrojtur izraelitët. Masa ishte si përgjigje ndaj presionit të Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor.

G7: Presidenti Trump tha se do të përpiqet të presë samitin vjetor të G7 në Camp David siç ishte planifikuar para pandemisë, duke thënë se kjo do të ishte një shenjë e "normalizimit". Asnjë udhëheqës botëror nuk e hodhi poshtë idenë. Një takim virtual është caktuar për 10-12 qershor.

Kina: Presidenti Xi Jinping po përdor suksesin e vendit - dhe kritikat kundër tij - për të nxitur partinë dhe njerëzit që të bëhen gati për ditë të vështira.

Burundi: Radhë të gjata votuesish pa maska ​​kanë pritur për të shfaqur vullnetin e tyre për të zëvendësuar presidentin autokratik të vendit, Pierre Nkurunziza, i cili ka sunduar për 15 vitet e fundit.

Teatri Globe: Teatri i Shekspirit paralajmëroi se ishte në rrezik të mbyllej përgjithmonë nëse nuk merrte fonde urgjente nga qeveria për të zëvendësuar të ardhurat e humbura.

Miell dhe bukë: Një fabrikë mielli në pronësi familjare në Oksford ka operuar 24/7, për herë të parë në historinë e saj 125-vjeçare, për të siguruar një prej mallrave më të kërkuar të vendit. "Kërkesa mbetet vazhdimisht e lartë", tha një nga pronarët. Jo vetëm në Britani është kështu: Në Francë, kërkesa për miell u dyfishua në mars. Në Itali, arriti nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rihapja në ShBA ka kapërcyer një prag të vështirë: të gjitha (50) shtetet filluan rihapjen 2 muaj pas bllokimit anti-Covid. Por ka ndryshime të mëdha në format e hapjes së çdo shteti; me disa që lëvizin shumë më shpejt.

Kërcënime të reja: Sistemet e kanalizimeve të ujrave të zeza, të papërdorura në ndërtesat komerciale të boshatisura, mund të bëjnë që punonjësit e zyrave që kthehen në punë të jenë në rrezik të sëmundjes Legionnaire, dhe të tjera.

Të mbijetuarit: Disa njerëz që kanë kaluar koronavirusin përshkruajnë se mbahen larg nga të afërmit dhe miqtë, në vend që të festohet shërimi i tyre.

Rihapje, por me frikë: Infektimet kanë rënë ndjeshëm në Paris, pas një bllokimi të rreptë dy-mujor, dhe një përpjekjeje në rritje për gjurmimin e kontaktit, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Por rihapja e qytetit ka qenë e heshtur, në përputhje me disponimin kombëtar: frikë nga e ardhmja dhe zemërim me qeverinë.

Të fundit