Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Kryeministri Edi Rama ka ftuar biznesetr që duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër plazhe, që të aplikojnë për leje në e-albania .

Teksa publikon një video, thekson se aplikimi për hapësirën e plazhit nga subjektet do të bëhet në E-albania, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mos shmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Drejtorit të shkollës “Azem Hajdari” në Babrru, pasi roja e kësaj shkolle përdhunoi një të mitur.

Përmes një deklarate, PD kërkon dorëheqjen nga detyra të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini me pretendimin se shkarkimi i drejtorit të shkollës ishte i vonuar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini ka reaguar pasi Partia Demokratike i kërkoi sot dorëheqjen.

Në një shënim në Facebook, Shahini shprehet se është zemërthyer për secilin rast të ngacmimit apo abuzimit seksual me të mitur që nuk është parandaluar dot.

■ Me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës sot u votua qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet dhe me kryeministër Avdullah Hotin.

Vijnë urimet e para nga politikanët shqiptarë. Kryeministri Edi Rama në urimin e tij kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre.

■ Është arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Pas takimit të sotëm të ambasadorëve me Këshillin Politik, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi se është arritur një marrëveshje dhe përgëzoi palët.

Kim i njohu merita të veçanta maxhorancës dhe nënvizoi se ‘topi’ tani është në fushën e Lulzim Bashës.

Të fundit