Me 3 prill nis reality-show më i ri në Top Channel

Me datën 3 prill, në ekranin e Top Channel do të nis reality-show më i ri i cili titullohet “Aventurierët”. Teksa shumë programe televizive janë anuluar, në Top Channel, në këto ditë karantinimi do të nisë një emision i ri i cili në qendër ka argëtimin.

Në këtë reality janë personazhe disa të rinj të cilët  janë bërë pjesë e sfidave të ndryshme që do na mbërthejnë para ekranit.

Në trailerin promocional të publikuar nga “Top Channel” shfaqen tetë personazhe mes të cilëve është edhe ish-banorja e “Big Brother” Donjeta Sejdiu.

Xhirimet janë bërë shumë kohë më parë, ndaj çdo është kundrejt rregullave të karantinimit të qytetarëve, duke mos lejuar as zhvillimin e emisioneve me shumë të ftuar dhe me audiencë në studio.