Flash News

KRYESORE

“Më duket sikur kam rilindur për së dyti”, flet 66 vjeçari nga Fieri që fitoi betejën me Covid-19

“Më duket sikur kam rilindur për së dyti”, flet 66

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin e Infektikivit i shëruar nga COVID-19.

Në mesazhin e tij 66 vjeçari tregon se ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar.

Ai falenderon përzemërsisht mjekët për kujdesin e treguar.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.

Postimi i Manastirliut

“Kam rilindur për së dyti” - Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv!

Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️

Sot Kastrioti është i shëruar🙏🏼

#FORCA ekipi i Infektivit

#JEMIMEJU

Të fundit