Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Më thërrasin Nënë Tereza e Skraparit”, këngëtarja e njohur koncert bamirësie kundër kancerit të gjirit: Kam humbur njerëz të afërt
Muaji tetor, ndryshe njihet edhe si muaji pink, për shkak të ndërgjegjësimit edhe në rang ndërkombëtar në luftën kundër kancerit të gjirit.
Pjesë e kësaj fushate janë bërë edhe këngëtarë të njohur në mënyrë vullnetare. Orgesa Zaimi është njëra prej tyre, e cila në një intervistë në ‘Wake up’ nw Top Channel ka rrëfyer se është bërë pjesë e nismave të tilla për disa arsye.
“E para e bëj se nuk jam këngëtare tërësisht komerciale siç janë një pjesë e mirë, pra bëjnë koncerte dhe fitojnë mirë brenda dhe jashtë vendit, apo nuk dalin në skenë nëse nuk paguhen. Unë e bëj këtë gjë se ndihem mirë dhe është diçka shumë domethënëse, pra është në natyrën time”, u shpreh Zaimi, e cila bashkë me disa këngëtarë të tjerë do të mbajnë një koncert të tillë në Tiranë, si pjesë e fushatës për ndërgjegjësimin e njerëzve për këtë sëmundje.
“Unë jam e prekur vetë në një farë mënyrë, 5 vjet më parë kam humbur nusen e xhaxhait tim nga kanceri i gjirit. Madje, miqtë më thërrasin “Nënë Tereza e Skraparit”, për faktin se unë bëhem shpesh herë pjesë e nismave të tilla në mënyrë vullnetare”, shprehet këngëtarja, duke përmendur edhe fushatën e fëmijëve me Sindromën Down.