Flash News

KRYESORE

MEPJ përshendet miratimin e Marrëveshjes së Prespës: Fitore që erdhi edhe falë kontributit të faktorit shqiptar

MEPJ përshendet miratimin e Marrëveshjes së Prespës: Fitore

Ministria e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek “si një kontribut kyç për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik të gjithë rajonit.”

Tirana e konsideron këtë zhvillim fitore të diplomacisë, “e cila vjen edhe falë kontributit të patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoni.”

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht hapat e mëtejshëm proceduralë drejt zbatimit të plotë e të gjithanshëm të Marrëveshjes së Prespës. Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i arritur sot në Parlamentin grek çon drejt zgjidhjes përfundimtare të një mosmarrëveshjeje gati tridhjetë vjeçare mes dy fqinjëve tanë, duke konsoliduar edhe më tej të ardhmen euroatlantike të Evropës Juglindore”, thuhet në reagimin e MEPJ.

Të fundit