Flash News

KRYESORE

Merkel: Dëshirojmë marrëveshje në mars për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Merkel: Dëshirojmë marrëveshje në mars për nisjen e

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se do të kërkojë fillimin e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë samit të BE në mars.

"Mbi të gjitha, ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje në Këshillin e ardhshëm Evropian në Mars për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë, dhe gjithashtu me Maqedoninë e Veriut," u tha ajo gazetarëve në Berlin, pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

"Të dy vendet kanë arritur shumë," tha ajo. "Tani do të punojmë shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara në Mars", shtoi Merkel.

Kujtojmë se në vizitën e Ramës, në fokus të bisedës do të jetë edhe ndihma e Gjermanisë për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit  të 26 nëntorit 2019, në Konferencën e Donatorëve e cila mbahet më 17 shkurt.  Përkthyer nga Reuters

Të fundit