Flash News

KRYESORE

Merr flakë gjatë ecjes, shkrumbohet makina në Vlorë

Merr flakë gjatë ecjes, shkrumbohet makina në Vlorë

Një automjet ka marrë flakë në ecje teksa udhëtonte në autostradën Vlorë-Levan, pranë mbikalimit të Panajasë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 20:10, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm, kur ka parë zjarrin ka ndaluar anës rrugës dhe ka lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit

Automjeti me targë 'TR 5930 R' është djegur tërësisht, por për fat të mirë drejtuesi i tij nuk ka pësuar lëndime pasi ka dalë në kohë.

Sipas policisë, si pasojë e flakëve nuk ka të lënduar, ndërkohë që dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

Të fundit