Flash News

KRYESORE

Merret peng një person në Kamëz, detajet e para nga policia

Merret peng një person në Kamëz, detajet e para nga policia

Merret peng një person në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe sipas të dhënave të para nga policia, personi fillimisht është konfliktuar me disa persona, të cilët më pas e kanë futur në një makinë pa dëshirën e tij dhe më pas janë larguar.

“Rreth orës 11:44, në rrugën  “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje  të automjetit i cili është larguar  menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë   jashtë dëshirës së tij  nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia.

Deri tani nuk dihen identitetet e personave të përfshirë.

Të fundit