Flash News

KRYESORE

Mesazhi “fake” nga telefoni i Bashës, Paloka: “Tao Yaris” falsifikon mesazhet e kryetarit të opozitës

Mesazhi “fake” nga telefoni i Bashës, Paloka: “Tao

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi në rrjetet sociale, lidhur me përgjigjen e kthyer nga kompania Vodafone për mesazhin që shkoi në numrin e gazetares Eni Vasili, ku i kërkohej kryeministrit të linte postin. Paloka shkruan se “shefi i kapur gafil dhe Tao Yaris” falsifikojnë mesazhe për kryetarin e opozitës.

“Shef i lodhur e i kapur gafil dhe Tao Yaris, në këto ditë beteje me virusin, falsifikojnë mesazhe për kryetarin e opozitës. Përditë luftë politike kundër opozitës për të hequr vëmendjen nga dështimi i tyre total! Por mesazhet fallco njësoj si masakt e skaduara e kanë efektin zero. Nerëzit kanë sy e veshë dhe e kuptojnë llojën e fëlliqur. Vini gishtin kokës dhe bëni detyrën para se të jetë vonë!”, thuhet në reagimin e Edi Palokës.

Gjatë të premtes Sekretari i PD Gazmend Bardhi publikoi një komunikim zyrtar me kompaninë telefonike e cila pohonte se “nga numri i Lulzim Bashës nuk ishte dërguar një mesazh”, me përmbajtjen që u shfaq në telefonin e gazetares Eni Vasili.

 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2365683210396318&set=a.1766340456997266&type=3&theater

Të fundit