Flash News

KRYESORE

Meta: E gabuar ideja për një konfederatë Kosovë - Shqipëri

Meta: E gabuar ideja për një konfederatë Kosovë -

Presidenti Ilir Meta e cilëson si të gabuar idenë e konfederatës Kosovë–Shqipëri. Kjo sepse aktualisht nuk është koha që të hidhen ide të tilla. Kreu i shtetit shqiptar gjykon se kushdo që ka mendime të tilla, e dëmton pavarësinë e Kosovës

“Ky është një mendim tepër i gabuar, sepse nuk jemi në momente për të hedhur ide interesante apo për të shpalosur parafytyrimet tona sepse ne nuk jemi poet apo piktorë por jeni politikanë. Qëndrimet tona mund të dëmtojnë pavarësinë e Kosovës. Kushdo që ka mendime të tilla e dëmton pavarësinë e Kosovës.

Objektivi ynë është konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës në Bashkimin Evropian. Nëse ne themi që Kosova është shtet i sajuar që mund të bashkohet me Shqipërinë kjo do t’i largonte investuesit e huaj në atë shtet. Mund të jenë pa qëllim por pa dyshim që ide të tilla e dëmtojnë vendin”, deklaroi Meta në “Rubikon”.

Meta foli edhe për formimin e qeverisë midis VV-së e LDK-së.

“ Më mirë të jetë një marrëveshje sa më e plotë e cila vendos një besim solid për katër vitet e ardhshme. Shpresoj që të ketë rezultat pozitiv. Besoj se e kuptojnë përgjegjësinë për të formuar partneritet. Pesha e tyre do të jetë shumë e madhe. Do të duhet të merren vesh edhe me opozitën e ardhshme.”

Të fundit