Flash News

KRYESORE

Meta falenderon të rinjtë vullnetarë që kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti: Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm!

Meta falenderon të rinjtë vullnetarë që kontribuojnë

Sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, presidenti Ilir Meta ka falenderuar të rinjtë që u organizuan vullnetarisht brenda e jashtë vendit për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ndan momente me të rinjtë nga qendra vullnetare në Bubq, teksa shkruan se ata janë shembull i rinisë shqiptare.

“Ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Të fundit