Flash News

KRYESORE

Meta: Kosova i dha mesazh mbarë botës, një shembull i demokracisë në rritje

Meta: Kosova i dha mesazh mbarë botës, një shembull i

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura dje në Kosovë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta e cilëson procesin e djeshëm në Kosovë si një shembull të demokracisë në rritje për mbarë rajonin.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë”, shkruan Meta.

Të fundit