Flash News

KRYESORE

Meta pas dorëheqjes së Haradinajt: Nga sot duhet të shqetësohemi më shumë për Kosovën

Meta pas dorëheqjes së Haradinajt: Nga sot duhet të

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen.

Meta shprehet krenar për të dhe i bindur në pafajësinë e tij. Kreu i Shtetit thekson se nga sot të gjithë duhet të flemë më pak e të shqetësohemi më shumë që Kosova dhe rajoni të jenë të pacenuar.

Postimi i plotë i Ilir Metës

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.”

 

Të fundit