Flash News

KRYESORE

Meta publikon foton e Ramës me Merkel, si e komenton takimin në Berlin

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në profilin e tij në facebook një foto të kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel, nga takimi i sotëm në Berlin.

Krahas fotos, Rama përshëndet angazhimin e kancelares gjermane për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës evropiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në facebook.

Të fundit